AMC oferten me te larte per licencën e dytë 3G
TIRANE-Kompania Celulare AMC ka ofruar shumën më të lartë për licencën e dytë 3G në Shqipëri. Tenderi u zhvillua në ambjentet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare
Kreu i AKEP, Pirro Xhixho konfirmoi sot se pjesëmarrëse në tender kanë qenë kompanitë AMC dhe Eagle Mobile, ndërkohë që operatori i katërt i telefonisë së lëvizshme Plus nuk ka marrë pjesë në garë.
Kompania AMC ka ofruar 15.1 milionë euro për licencën e dyt 3G, ndërsa Eagle Mobile ka bërë një ofertë prej 12.9 milion euro. Pas hapjes së ofertave, AKEP do të bëjë klasifikimin e kompanive dhe pritet që fituesi të shpallet pas një jave.
Gara për licencën e dytë 3G u cel në qershor të këtij viti. Çmimi dysheme i kësaj gare ishtë 12.5 milionë Euro dhe kushtet ligjore e teknike ishin po ato të garës për licencën e parë 3G, që u hap në vjeshtë të vitit të kaluar, dhe u fitua nga kompania Vodafone Albania me ofertën 31.4 milionë Euro.
Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë të njohura si 3G apo Third Generation nga kompanitë celulare sjell një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe rrit shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)