AMF: Letrat me vlerë të qeverisë, janë shpërndarë në tre banka
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sqaron se letrat me vlerë të qeverisë nuk janë përqendruar në një bankë, por në tre të tilla. Ndërkohë, AMF nuk bën të ditur përqindjet që bankat kanë marrë në kujdestari. Vendimet e Autoritetit të
Mbikëqyrjes Financiare për shpërndarjen e letrave me vlerë të qeverisë janë dhënë në dy mbledhje. Në mbledhjen e datës 28 qershor, të cilës i referohet dhe shkrimi i gazetës SOT tre ditë më parë, AMF ka vendosur të autorizojë shoqërinë Banka Alfa sh. a për të vepruar si kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Në një reagim drejtuar gazetës SOT, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pretendon se letrat me vlerë të qeverisë nuk janë përqendruar vetëm në këtë bankë, por në mbledhjen e datës 21 maj ka autorizuar edhe dy banka të tjera. Në reagimin, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk jep të dhëna në lidhje me përqindjet që ka secila bankë, por shpjegon ligjin për funksionim e institucionit.
Reagimi
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mban sekret përqindjet e lerave me vlerë të qeverisë që ka dhënë për tre bankat, të cilat i ka autorizuar për kujdestarinë e tyre. Me zbardhjen e përqindjes, AMF do të mund të sqaronte jo vetëm lexuesit e gazetës SOT por edhe bankat në lidhje me përqendrimin ose shpërndarjen e drejtë të letrave me vlerë të qeverisë.
Njoftimi
Në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mësohet se në mbledhjen e datës 28 qershor 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi shtatë vendime. Sipas të njëjtave burime zyrtare, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar të gjitha vendimet dhe në pikën 5 të vendimeve është marrë vendim për letrat me vlerë të qeverisë. Autorizimin e shoqërisë Banka Alfa sh.a për të vepruar si kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, shkruhet në pikën pesë të vendimeve.
Shkeljet e tregut
Në tregun primar të bonove të thesarit mund të marrë pjesë çdo person juridik ose fizik, vendas ose i huaj. Përfundimet janë nxjerrë nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas të njëjtave burime, shuma minimale e lejuar për pjesëmarrje, që mund të konsiderohet si barrierë për hyrjen në treg, është 300 000 (treqind mijë) lekë. Ndërsa për të qenë pjesë e tregut sekondar me pakicë bankat ose subjektet e tjera duhet të marrin një licencë nga AMF, e cila jo vetëm jep licenca për tregun sekondar me pakicë por edhe e mbikëqyr atë. Në raport mësohet se për të marrë licencën për tregun sekondar me pakicë bankat duhet të trajnojnë stafet që do të ofrojnë këtë produkt dhe duhet të mbajnë llogari ditore që raportohen në AMF, duke përbërë në këtë mënyrë kosto shtesë. Ndërsa përsa i përket individëve, ata mund të marrin pjesë në tregun sekondar me pakicë duke blerë ose shitur bono thesari mjafton që të kenë 10.000 lekë. Duhet që banka që shet bono në tregun sekondar me pakicë të pajisë blerësin me një vërtetim shpallje fitues për veprimet e tregut primar dhe me një vërtetim blerjeje për veprimet e shitjes nga portofoli i vetë.
Monitorimi i tregut nga Autoriteti i Konkurrencës
Në përfundim të monitorimit të kryer në tregun primar të bonove të thesarit nga Sektori i Studimit dhe Analizës, Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës bazuar në nenin 42, pika 1 të Ligjit Nr. 9121, datë 28.07.2003 Për mbrojtjen e konkurrencës, me anë të Vendimit Nr. 8, datë 15.07.2008 vendosi Hapjen e hetimit paraprak në tregun primar të bonove të thesarit. Me Vendim Nr. 98, datë 18.12.2008 Komisioni i Konkurrencës vendosi Hapjen e hetimit të thelluar për abuzimin ose jo me pozitën në tregun primar dhe sekondar të bonove të thesarit. Para vendimmarrjes, Komisioni i Konkurrencës zhvilloi një seancë konsultative me përfaqësuesit e institucioneve si Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes të cilët paraqiten komentet e tyre me shkrim dhe në formë verbale .
Tregjet që mbikëqyr dhe rregullon AMF
1. Tregu i sigurimeve dhe e veprimtaria e këtij tregu, ku përfshihen të gjitha veprimtaritë e sigurimit, të risigurimit, ndërmjetësimit dhe operacionet që rrjedhin nga këto veprimtari,
2. Tregu i letrave me vlerë dhe veprimtaria e këtij tregu, ku përfshihen veprimtaritë e subjekteve të lidhura me investime në letra me vlerë e që veprojnë në këtë treg,
tregut të pensioneve vullnetare dhe të veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen të gjitha 3. Veprimtaritë e sigurimit të pensioneve vullnetare, të ofruara nga subjektet e licencuara për të operuar në këtë treg,
4. Veprimtari të tjera financiare jo-bankare, sipas përcaktimeve të bëra nga ligjet e veçanta të fushës, që në vijim do të quhen tregje financiare jo-bankare.
Tregjet ku gjen shkelje AK
Në pothuajse të gjithë tregjet që mbikëqyr e rregullon AMF, Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur shkelje dhe i ka kërkuar autoritetit rregullator që është AMF të ndërhyjë për rregullimin e tyre. Tregjet me shkelje dhe me përqendrim janë bërë publike nga Autoriteti i Konkurrencës pas hetimeve të thelluara në këto tregje.
1. Tregu i bonove të thesarit, për të cilën Autoriteti i Konkurrencës ka vënë dhënë rekomandime jo vetëm për Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare edhe për Bankën e Shqipërisë.
2. Tregu i sigurimit, është një tjetër treg ku Autoriteti i Konkurrencës ka gjetur shkelje dhe ka dhënë rekomandime për AMF.
Mbledhja e datës 28 qershor
Në mbledhjen e datës 28 qershor 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi shtatë vendime. Në faqen zyrtare Autoriteti i Mbikqyrjes financiare ka publikuar të gjitha vendimet dhe në pikën pesë të vendimeve është marrë vendim për letrat me vlerë të qeverisë. Autorizimin e shoqërisë Banka Alfa sh.a për të vepruar si kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, shkruhet në pikën pesë të vendimeve.
Reagimi i AMF
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare konsideron shkrimin në gazetën SOT, të datës 11.07.2010 AMF përqendron letrat me vlerë të Qeverisë në një bankë të vetme, si një disinformim me peshë të madhe për tregun bankar dhe publikun e gjerë dhe për këtë qëllim shikon si të domosdoshëm sqarimin e publikut si vijon:
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është krijuar dhe funksionon mbi bazën e Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Funksionet kryesore të veprimtarisë së AMF-së janë rregullimi dhe mbikëqyrja e:
Tregut të sigurimeve dhe e veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen të gjitha veprimtaritë e sigurimit, të risigurimit, ndërmjetësimit dhe operacionet që rrjedhin nga këto veprimtari,
Tregut të letrave me vlerë dhe të veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen veprimtaritë e subjekteve të lidhura me investime në letra me vlerë e që veprojnë në këtë treg,
Tregut të pensioneve vullnetare dhe të veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen të gjitha veprimtaritë e sigurimit të pensioneve vullnetare, të ofruara nga subjektet e licencuara për të operuar në këtë treg,
Veprimtarive të tjera financiare jo-bankare, sipas përcaktimeve të bëra nga ligjet e veçanta të fushës, që në vijim do të quhen tregje financiare jo-bankare.
Funksionet bazë rregullative-mbikëqyrëse të AMF-së, parashikohen kryesisht në nenet 2 dhe 13 të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe përkatësisht në ligjet e sektorëve të mbikëqyrur (Ligji nr. 9267, datë 29.07.2004, Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime, Ligji nr. 9879, datë 21.02.2008 "Për titujt", Ligji nr. 10197, datë 10.12.2009, Për fondet e pensionit vullnetar).
Një prej veprimtarive në fushën e letrave me vlerë është edhe ajo e kujdestarit të letrave me vlerë të Qeverisë, e cila është r