E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infermierët, ëorkshop për trajnimin profesional

Trajnimi i infermierëve, me qëllimin e rritjes së cilësisë në shërbimin ndaj pacientit. Në lidhje me këtë duhen kombinuar njohuritë e shkollës, me ekudimin gjatë ushtrimit të profesionit. Por jo vetëm kaq infermierëve nuk u mjaftojnë vetëm njohuritë që

marrin gjatë shkollës për ushtrimin e profesionit të tyre, por duhet të sigurojnë një edukim të vazhdueshëm dhe kjo realizohet përmes trajnimit të tyre, studimit etj. Ky ishte konkluzioni i ëorkshopit me temën Të përcaktojmë nevojat, të gjejmë mundësitë dhe kapacitetet, për realizimin sa më efektiv të edukimit të vazhdueshëm profesional, organizuar nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Kooperacionin Zviceran, në mjediset e hotel Doro ditën e djeshme. Ai u organizua me kapacitetet e krijuara ndër vite në kujdeset infermierore nga të gjitha rrethet e vendit. Sipas presidentit të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, Sabri Skënderi, një aktivitet i tillë u zhvillua pasi ky institucion mbetet i angazhuar seriozisht në misionin e tij për rritjen e kujdeseve infermierore dhe kujdesit shëndetësor gjithashtu, në mbështetje të kujdesit ndaj pacientit. Për këtë, ai po zhvillon një sërë aktivitetesh për trajnimet e infermierëve në të gjithë vendin. Trajnimi i infermierëve, për të rritur cilësinë e tyre në shërbimin ndaj pacientit paraqitet me mjaft rëndësi. E para, për të arritur nivelet e shërbimeve evropiane në këtë sektor, por edhe për të përmbushur kërkesat e kohës, pohoi Skënderi gjatë këtij aktiviteti. Sipas tij, infermierët, megjithë njohuritë që marrin në shkollë, kanë patjetër nevojë për edukim të vazhdueshëm edhe pas saj, për të fituar një sofistikim të mëtejshëm të profesionit të tyre. Pa eksperiencën, një infermier nuk është i kompletuar. Ky ka qenë në fakt edhe thelbi i debatit që është zhvilluar pak kohë më parë mbi nxjerrjen nga puna të mijëra infermierëve që nuk disponojnë diplomë universitare, por ama kanë vite të tëra përvoje, mjaft të vlefshme. E pikërisht, nga ky takim me shumë rëndësi, doli si konkluzion se nevojat e infermierëve për trajnim janë shumë të larta, për vetë formimin e ndryshëm të tyre që ata kanë, pasi disa vijnë nga fakultetet, e shumë prej tyre nga kurset e mëparshme që kanë ekzistuar.  Infermierët theksuan se ky formim kërkon më tepër seriozitet dhe mbështetje nga institucionet shëndetësore, të cilat duhet ti kushtojnë më tepër rëndësi burimeve njerëzore për shërbimet e kujdesit profesional dhe atij shëndetësor në veçanti. Trajnimi u konkludua në këtë takim edhe si i rëndësishëm për përballimin e emergjencave shëndetësore si gjendja e shokut etj

Inspektorët e ushqimit nisin kontrollin e sigurisë ushqimore në Durrës
Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, të gjitha prodhimet ushqimore që shiten në njësitë tregtare, tregjet shumicë, lokale, pastiçeri, furra buke, do të jenë objekt i kontrollit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), për të garantuar cilësinë e produkteve, që u tregtohen pushuesve, turistëve dhe qytetarëve në zonat e bregdetit. Duke qenë se siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet e punës së ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, AKU, duke iu referuar fluksit të madh të prodhimit, tregtimit dhe konsumimit, ka nisur prej ditësh kontrollet për parandalimin e rreziqeve cenojnë cilësinë dhe sigurinë ushqimore gjatë temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit. Sipas drejtuesve të Ushqimit në qytetin e Durrësit, në rast se gjatë kontrolleve të ushtruara do të zbulohen raste të shkeljes së ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, subjektet tregtare do të gjobiten me 100 mijë lekë deri në 5 milion lekë të rinj. Kontrollet nga ana e inspektoreve të ushqimit do të shtrihen përgjatë tërë territorit të bregdetit të Durrësit dhe më tej do të vazhdojnë edhe në zonat e tjera bregdetare.

Mjekët japin alarmin: Ruani fëmijët nga variçela
Mjekët infeksionistë thonë se varicela shfaqet tek fëmijët por ajo prek dhe moshat e rritura. Variçela është një sëmundje virale, prek mos hat pediatrike. Mendohet që në moshën 9 vjeç e poshtë 90 për qind e fëmijëve e kanë kaluar një infeksion të tillë dhe në çdo dy-tre vjet sëmundja bën episode riciklimi dhe epidemie. Faktorët që e favorizojnë janë kontaktet e ngushta në kopshte dhe çerdhe ku kontaktet e ngushta të fëmijëve janë mjaft të shpeshta", thotë Edmond Puca, mjek infeksionist. Një nga masat parandaluese është shmangia e kontaktit me të sëmurin, ndërkohë që gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes pasi sëmundja mund të jetë fatale për foshnjën."Nëse prindërit mendojnë se fëmija i tyre ka disa shenja siç mund të jetë pak lodhje, shfaqja e disa elementëve në lëkurë, sidomos në pjesën e përparme të trupit, duhet që këto fëmijë të izolohen. Nëse infeksioni ndodh për herë të parë te gratë shtatzëna në javën e fundit të shtatzënisë ose në dy ditët e para pas lindjes, komplikacionet mund të jenë shumë të mëdha.

Last Updated on E Marte, 13 Korrik 2010 21:45

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›