Ligji per minierat 440 zona te reja shfrytezimi
Lejet minerare nuk do të jepen më sipas ofertave që vijnë nga subjektet private, por do të ofrohen nga ministria. Ndryshimi rrënjësor ka hyrë në fuqi nga paketa e re ligjore që prek sektorin minerar. Për Albanian Screen, hartuesit e paketës ligjore që do të hyjë në fuqi brenda muajit korrik japin detajet për të rejat në sektorin minerar.
“Nuk do të jenë më subjektet që kërkojnë marrjen e të drejtave minerare, por do të jetë shteti ai që do të ofrojë zona minerare dhe në procedura konkurruese, subjektet do të marrin këto të drejta. Ky ofrim bëhet nëpërmjet 2 programeve, ai afatmesëm 3-vjeçar që miratohet nga KM që tashmë është miratuar dhe të 437 zonat minerare të planifikuara për këtë periudhë janë publikuar tashmë”-thotë Sokol Mati, drejtori i Politikave në Ministrinë e Ekonomisë.
Deri më tani, pushteti lokal ku operohej në nxjerrjen e mineraleve dhe nënprodukteve të naftës nuk ka përfituar shumë të ardhura nga aktiviteti që ushtrohej në zonën e vet. Paketa ligjore parashikon që një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave t`i jepet bashkive dhe komunave.
“Ka një përfshirje shumë të madhe të mendimit të autoriteteve lokale, një pjesë e të ardhurave të krijuara nga industria minerare, 20 % e tyre është miratuar që t’i kalojë autoriteteve lokale dhe në këtë mënyrë bëjmë motivimin financiar të këtyre autoriteteve për t’u përfshirë në mbikqyrjen e veprimtarive minerare”-thekson Mati.
Për Albanian Screen, zoti Sokol Mati sqaron se fuqia e vetme prapavepruese në lejet aktuale do të jetë ajo për mbrojtjen e mjedisit, direktivë e kërkuar dhe nga Komisioni Europian. Aktualisht janë në fuqi rreth 770 leje minerare,prej të cilave 150 janë për zbulim kërkim.
Florian Papadhimitri