Kësti i dytë për ish-të përndjekurit
30/06/2011 Qeveria miraton vendimin për afatet e ndarjes së kësteve deri te i teti
Të parët do të përfitojnë ata që kanë marrë më herët këstin e parë
Kush ka përfituar këstin e parë më herët, do të marrë edhe këstin e dytë. Qeveria ka miratuar radhën e ndarjes së këstit të dytë e me radhë deri te kësti i tetë, me anën e një vendimi që në muajin prill, i cili ka hyrë në fuqi dje pas botimit të Fletoren Zyrtare. Kësti i dytë për ish-të përndjekurit është premtuar të ndahet këtë vit, pasi të ketë përfunduar ndarja e të hollave për gjithë ish-të përndjekurit që kanë aplikuar. Deri më tani rezulton të kenë përfituar rreth 10 mijë ish-të përndjekur nga 20 mijë që kanë aplikuar në total. Në këtë vendim të qeverisë është parashikuar edhe shpërndarja e fondit për ata ish-të dënuar që janë mbi 65 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kriteret për gjendjen shëndetësore dhe përfitimin e këtyre të fundit do të përcaktohen me udhëzim të veçantë nga Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë.
Ndarja e kësteve
Dëmshpërblimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave do të shpërndahet në tetë këste të barabarta. Në çdo rast, vlera e këstit të dëmshpërblimit është jo më e vogël se 100 mijë) lekë dhe jo më e madhe se 1 milion lekë. Me këtë vendim është përcaktuar skema e shpërndarjes së kësteve të dëmshpërblimit, sipas së cilës afati i shpërndarjes së këstit të dytë, fillon pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit politikë. Pagesa e kësteve, duke filluar nga kësti i dytë, do të bëhet sipas radhës kronologjike të kryerjes së pagesës së këstit të parë, me përjashtim të ish-të dënuarve politikë, të cilët janë mbi 65 vjeç dhe vuajnë nga sëmundje të rënda. Ministri i Financave do të nxjerrë rregulla për mënyrën dhe procedurën e kryerjes së kësaj pagese. Radha e përparësisë për ndarjen e këstit të dytë nga Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, do të jetë për të dënuarit politikë, të mbetur gjallë me moshë mbi 65 vjeç dhe të dënuarit politikë dhe familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, të cilët vuajnë sëmundje të rënda. “Llojet e dokumentacionit, ku vërtetohet gjendja e rëndë e subjektit përfitues dhe procedurat e paraqitjes së tyre, përcaktohen me udhëzimin e përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Shëndetësisë”, - thekson vendimi. Ndërkaq, për këstet e tjera, afati i shpërndarjes fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të mëparshëm për të gjitha subjektet përfituese. Më konkretisht kësti i tretë fillon një muaj pas ndarjes së këstit të dytë për çdo përfitues, kësti i katërt fillon një muaj pas përfundimit të pagesës së këstit të tretë për të gjithë përfituesit e kështu me radhë deri te kësti i tetë. Ky vendim u referohet të dënuarve politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin me burgim, izolim në hetuesi ose në spital psikiatrik, nga data 30.11.1944 deri më 1.10.1991, për familjarët e viktimave, të ekzekutuara apo të pushkatuara padrejtësisht, me gjyq ose pa gjyq, për motive politike, nga data 30.11.1944, deri më 1.10.1991, si dhe për të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin me internim në kamp me rrethim me tela me gjemba deri në vitin 1954.
Dëmshpërblimi deri në maj
Qeveria ka akorduar rreth 45 për qind të fondit të planifikuar të këtij viti për ish- të përndjekurit deri në muajin maj. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave për pesëmujorin, janë shpërndarë rreth 900 milionë lekë për kategorinë e ish-të përndjekurve. Ndarja e parave të dëmshpërblimit sipas ligjit ka vijuar për një pjesë të përfitimit, e cila është sa 1/8-ta e vlerës që përfiton ish- i përndjekuri. Shuma e të hollave mund të tërhiqet nga vetë ish-të dënuarit ose në rast se ata nuk jetojnë më, ajo tërhiqet vetëm nga familjarët e tij si bashkëshorti/ja ose fëmijët. Nëse asnjë prej tyre nuk është gjallë, fondet i kthehen buxhetit të shtetit. Depozitat bankare që çelen në emër të ish-të dënuarit politikë bëhen të disponueshme brenda një jave nga çelja e tyre.