E Martë, 3 Nëntor 2026

AMP pezullon tre punonjës policie dhe tre të IMT-së

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka zbatuar sot urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë Gjyqësore” ndaj tre punonjësve të Policisë dhe tre punonjësve të IMT, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Personat e pezulluar janë: inspektor Y. K., me detyrë ndihmësspecialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor I. B., me detyrë ndihmësspecialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, inspektor D. K., me detyrë ndihmësspecialist/SPZ pranë Komisariatit të Policisë Fier, kryeinspektor A. X., me detyrë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër, inspektor SH. XH., me detyrë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër dhe inspektor K. Y., me detyrë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Mallakastër.

Nga hetimet e thelluara të zhvilluara nga AMP me metoda speciale, pati dyshime të arsyeshme së këta punonjës policie në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, kanë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Mallakastër.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›