Ambasada britanike në Tiranë: SPAK, përparim në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri

TIRANË, 14 prill/ATSH/ Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen për punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Ambasada britanike në vendin tonë, shprehet se vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri.
“Përmes shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kemi mbështetur SPAK për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
“Kjo strategji e komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tri viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara”, vijon njoftimi.
Ditën e sotme, kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi raportin vjetor 2024, të punës së institucionit që ai drejton, përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
/r.e/a.f/