“ANA” e Trebickës
Një komedi e zezë, e dhënë para pak kohësh në Teatrin Kombëtar Shqiptar, erdhi për të mbajtur spektatorin kosovar, me lojën dhe gërshetimin e humorit dhe aktualitetit, të kombinuar në një tersi me tekstin e Angelo Longonit, pastaj lojën e dy aktorëve Romir Zallës e Marin Orhanasit të njohur për publikun kosovar. Eshë fjala për komedinë “Ana” e punuar nën regjin e Alfred Trebickës.
E veçanta ishin batutat dhe gjithë loja e kapur mirë nga publiku ynë. Sipas Trebickës publiku kosovar reagoi dhe bashkëndjeu lojën e aktorëve mjaft mirë.
“Realisht teksti është pak social si tekst, por publiku reagoi dhe reagoi madje edhe në shumë vende që një publik tjetër nuk ka reaguar”, tha Alfred Trebicka, regjisori i shfaqjes.
Shfaqja i rezistoi kohës paksa te gjatë, një ore e dyzet minuta, me dy aktor dhe me një ngarkesë teksti në kuptimin qoftë filozofik qoftë psikologjik. Kjo, për Trebickën, do të mund të përbënte rrezik.
Kjo shfaqje vjen të shfaqet në Prishtinë, e ftuar nga festivali i Podujevës “Teatri ndryshe”, është në konkurrencë, dhe në njëfarë mënyre me natën e mbrëmshme nga një publik i cili përjetoj mirë lojën, shfaqja dhe u shpërblye, por mbetet që nata finale të tregojë edhe për mendimin e Jurisë profesionale.
“Një pune jashtëzakonisht e pastër e Trebickes. Këtë punë e ka njërën prej punëve shumë të mira, është një tekst jashtëzakonisht interesant dhe një lojë shumë e bukur... kemi të bëjmë me dy partnerë që dëgjojnë dhe e ndiejnë njëri-tjetrin dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin në lojën që bëjnë, tekstet e tilla janë shumë të këndshme dhe krijojnë njëfarë doze të komunikimit me publikun” tha regjisori, Haqif Mulliqi.
I ndjerë mirë pas shfaqjes Romir Zalla, aktori i cili është i personifikuar me rolin e një punonjësi reklamash, tha se në Tirane nuk është se janë ndjekur me një publik të pasionuar, sa është ndjerë mirëpritja në Prishtinës.
“Në asnjë natë nuk ka qëlluar që të jenë mbledhur aq shumë publik profesionist, për këtë edhe përgjegjësia ishte më e madhe, jam ndjerë mirë. Mendoj se këtu në Prishtine janë kapur batuta më të holla, se që janë kapur në Tiranë, kjo më beri përshtypje”, u shpreh Zalla.
Komedia “ANA” gjithë ngjarjen e bart tek dy miq të cilët bashkëjetojnë në një vend, ku njëri rastis të jetë një muzikant, saksofonist, dhe tjetri një punonjës reklamash. Nëpërmjet dialogut të tyre komik na paraqitet pothuajse i gjithë karakteri mashkullor por i shfaqur në dy kënde. Më shumë bëhemi pjesë e një historie të një burri që nuk arrinte të çiftëzohej me një vajzë siç priste ai, pavarësisht që ai kishte në dispozicion vajzat më te bukura por ai as që donte të ia dinte.
Një ditë pa e ditur se si ndodhi, rastisi të çiftëzohej me njërën, e që besohej që ajo ishte e duhura, pavarësisht që nuk i takonte tipit nga ato që besonim, mirëpo ndoshta ai ndihej inferior kundrejt të gjitha atyre bukurosheve. Ndërsa kjo e shëmtuara e kishte bërë të ndjehej i barabartë me të. Regjisori Trebicka pas shfaqjes tha se pavarësisht që nuk është hera parë që ndodhet në Prishtinë me lojën apo punën e tij, çdo projekt ka emocionin dhe përgjegjësinë e vet. “Nuk është hera e parë që luaj qoftë në Dodonë apo në Teatrin Kombëtar, por për projektin e sotëm për mua ishte emocion shumë i veçante sepse ne ketë projekt isha vetëm regjisor i projektit, sigurisht që përgjegjësia e një regjisori është shumë e madhe, aq me tepër kur ndeshet me një publik që e njeh dhe njohja është reciproke, qoftë nga publiku qoftë nga regjisori”, u shpreh Trebicka.