E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzika gjakovare

Thuhet se është njëri ndër qytet më sevdali. Ka jetuar me muzikë dhe qejf. Sot ndoshta ka ndryshuar, mirëpo ka dikush që ka përmbledhur krejt këtë histori të muzikës gjakovare në një libër.

“Libri ''Gjakova brenda muzikës'' është një mozaik kushtuar artistëve gjakovar, libri fillon me ahengun e vjetër të usta Ymer Rizës e deri tek me të rinjtë, të cilët me mjaft sukses prezantojnë Gjakovën, Kosovën në të gjitha aktivitetet që zhvillohen ne rajon, por jo vetëm”, shpjegon autori Krenar Doli.

Në këtë libër janë përfshirë edhe emrat e muzikës si Akademik Rauf Dhomit, Shkelzen Dolit, anëtar i rregullt i Filharmonisë së Vjenës, Arbër Dhomit e shumë e shumë emrave të tjerë.

“Studimi muzikor ''Gjakova brenda muzikës'' ndahet ne disa kapituj. Në kapitullin e parë flitet për ahengun Gjakovar, për personalitetet si: Ymer Riza, Ismet Peja, Mazllom Mejzini, Esat Bicurri, Shkelzen Jetishi etj, me pas vazhdohet me pedagoget e parë të kesaj qendre muzikore”, thotë Krenari duke përmendur edhe emra si Avni Mulen (artist i popullit), Esat Rizvanollin, Akademik Zeqirja Ballaten.

Cilat janë gjetjet e tua më ekskluzive rreth atyre artistëve?

“E veçanta është nxjerrja e këtij studimi muzikor, i cili është edhe unikat për tërë vendin , dijë që vetëm Shkodra dhe së fundmi Gjakova ka mozaikë të tilla ku lexuesi gjen gjithçka sa i përket muzikës së vjetër gjakovare, asaj muzike që jeton dhe do të jetojë për shumë mote”, thotë Krenari.

Libri do të shpërndahet në të gjitha trevat shqipfolëse, ndërsa Krenari thotë se ky libër pritet të përkthehet edhe në gjuhë tjera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›