E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANEB-Iran, pa marrëveshje

Delegacioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka përfunduar vizitën treditore në Iran, pa “asnjë shenjë të dukshme” të ndonjë marrëveshjeje rreth programit bërthamor të Teheranit.

Mediat iraniane thonë se dy palët kaë rwë dakort për bisedime të mëtejshme, por nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar.

Agjencia e lajmeve Fars tha se bisedimet kanë qenë “konstruktive”, përderisa ISNA bëri të ditur se ekipi i ANEB nuk ka vizituar asnjërën nga qendrat bërthamore të Iranit.

ANEB, nëntorin e kaluar, ka publikuar një raport, i cili vërteton se aktiviteti bërthamor i Republikës Islamike mund të ketë vetëm aplikime ushtarake, gjw qw hidhet poshtë nga Teherani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›