E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja Merkel nis sot vizitën në Kinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të nisë sot një vizitë katër ditore në Kinë. Sipas gazetës "Die Welt”, gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë patnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia.
 

"Natyrisht duam që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua në këtë udhëtim të investojnë në Kinë. Ashtu sikurse ne jemi të hapur për sipërmarrjet kineze që të investojnë në gjithë Bashkimin Europian dhe po ashtu në Gjermani" ka theksuar Merkel.
 

Të planifikuara janë edhe takimet me kryeministrin Ëen Jiabao dhe presidentin Hu Jintao. Merkel shoqërohet nga një delgacion ekonomik i rangut të lartë dhe nga deputetë të gjitha grupeve parlamentare. Kjo është tashmë vizita e pestë e kancelares në Republikën Popullore të Kinës që prej marrjes së mandatit në vitin 2005.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›