E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, beduinët rrëmbejnë 25 punëtorë kinezë

25 punëtorë kinezë janë rrëmbyer gjatë ditës së sotme në gadishullin e Sinait, në Egjipt. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare, ku raportojnë se inxhinierë dhe teknikë kinezë u pengmorrën nga persona të armatosur, ndërsa po udhëtonin për të shkuar në një fabrikë çimentoje, pronë e ushtrisë, në afërsi të Lehfenit.

Pengmarrësit janë beduinë, pjestarë të një fisi tribal vendas, i cili po i mban pengjet në një çadër të ruajtur nga persona të armatosur. Si kusht për lirimin e 25 punëtorëve është vendoëur lirimi i pesë antarëve tribalë, të burgosur si organizatorë të shpërthimeve të vitit 2004 në Sharm-el-Sheik, ngjarje që shkaktoi vdekjen e 31 personave.

Autoritetet janë shprehur se janë duke negociuar me rrëmbyesit, ndërsa Pekini ka reaguar nëpërmjet një komunikate, duke kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të gjithë shtetasve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›