India biznes me Francën, blen 126 avionë luftarakë

India do të blejë plot 126 avionë luftarakë Rafale, prodhim i Francës të cilët kapin vlerën prej 11 miliardë dollarësh.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka thënë se marrëveshja, e cila nuk është finalizuar ende, do të përfshijë edhe transferime të rëndësishme të teknologjisë.
India, importuesi më i madh i armëve në botë, është duke zëvendësuar armët e saj të epokës sovjetike.