Berisha: Liberalizim dhe dixhitalizim të tregut të energjisë
Kryeminsitri Berisha ka deklaruar sot se energjia është një nga përparësitë më të mëdha të qeverisë pasi zhvillmet në këtë fushë përbëjnë drejtimin në themelor në projektin “Shqipëria një vend me zhvillim të qëndrueshëm”. Duke folur në Workshopin në energjinë, shefi i qeverisë theksoi se kriza globale provon se një nga shtyllat më kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm është krijimi i komoditeteve në të cilat energjia është më kryesorja.
“Energjia është një përparësi madhre pasi Shqipëria ka burime të mëdha të pashfrytëzura të energjisë së rinovueshme. Ky vend është I bekuar. plot ujë dhe me një reliev të tillë që I bën këto ujra shumë efiçente në prodhimin e energjisë. Është një vend me pozicion gjeorgrafik të shkëlqyer përballë tregut më të uritur në Europë siç është Italia” ka theksuar Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha garantoi edhe liberalizimin e tregut si kusht I suksesit dhe zhvillimit ekonomik të vendit “Liberalizimi i tregut është kusht i të gjitha kushteve për zhvillimin në këtë sektor, ne nuk kemi frikë nga liria, ne i besojmë asaj dhe jemi të bindur se sa më shumë të zgjerojmë hapësirat e saj në të gjitha fushat e jetës, por veçanërisht në ekonomi, aq më i qëndrueshëm do të jetë zhvillimi i ekonomisë dhe aq më të sigurta do të jenë investimet e huaja” shtoi Berisha.
Ai ka garantuar se qeveria do të jetë shumë e ndjeshme dhe do të bëjë gjithçka për realizimin e praktikave më liberale. “ERE dhe Parlamenti dhe qeveria janë të vendosur të marrin të gjitha hapat për të vendosur standardet më liberale të tregut energjetik” theksoi shefi i qeverisë.
Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se një kriteret për të arritur sukses në zhvillimin ekonomik të vendit është edhe dixhitalizimi i sektorit të energjisë. “Nëqoftëse energjia përbën dhe faktorin më kryesor të zhvillimit të degëve të tjera të ekonomisë, dixhitalizimi i saj do të ishte truri i këtij sistemi dhe do të jepte të shfrytëzoheshin të gjitha hapësirat e liberalizimit të tregut” shtoi më tej Berisha.
Kryeministri Berisha shtoi më tej se energjia është një nga mundësitë e para dhe të mëdha për ta shndërruar vendin në një vend të bazuar në energjinë e rinovueshme, dhe sipas tij besohet universialisht se ka epërsi në qëndrueshmërinë e zhvillimit në raport me energjitë e tjera.
“Për këto arsye qeveria shqiptare është përqendruar në këtë fushë dhe mendoj se një hark kohor 3-vjeçar ia doli të ndezë një garë të paprecedentë në historinë e një vendi. Investimet në këtë fushë po rriten me shpejtësi, janë investuar 650 milionë euro, miliarda të tjera janë në investim në vitet që vijnë, në spektrin e tyre 300 hidrocentrale të shtrira në mbarë vendin, ka fare të vogla, por ka dhe projekte ndër më të mëdha në Evropë si ai i kaskadës së Devollit” theksoi më tej Berisha.