E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat:Thaçi, president ndërsa Haradinaj do të jetë kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Sipas mediave kosovare të cilat citojnë një burim brenda qeverisë së Thaçit, qeverinë e re PDK- AAK do ta drejtoj Ramush Haradinaj, ndërsa kryeministri aktual, Hashim Thaçi do të kaloj në postin e presidentit, në vend të Atifete Jahjagës, e cila ka rënë dakort që të jap dorëheqje, për t`u “shpërblyer” me postin e ministres së Brendshme.
 

Sipas tyre, dy partitë kanë rënë dakord edhe me presidenten aktuale, Atifete Jahjaga, që ajo të japë dorëheqjen nga posti i të parës së vendit dhe të marrë postin e ministres së Brendshme, në vend të Bajram Rexhepit.
 

Gjithashtu sipas mediave, AAK-ja, përveç postit të kryeministrit, që vazhdimisht ka qenë kërkesa kryesore e partisë së Haradinajt, do të marrë edhe ministrinë e Financave, atë të Tregtisë dhe Industrisë, ministrinë e Integrimeve Evropiane, ministrinë e Shëndetësisë, si dhe ministrinë e Punëve të Jashtme, ndonëse sipas këtij burimi kërkesë e AAK-së ka qenë MPB-ja, por kjo nuk mund t`i jepet, sepse këtë do ta marr presidentja Jahjaga.
 

Gjithashtu burim ka saktësuar edhe për largimin e Aleancës Kosova e Re, të Behgjet Pacollit nga qeverisja, AAK-së do t`i takojë të paktën edhe një zëvendëskryeministër.
 

Burimi në fjalë ka sqaruar edhe mënyrën se si do të vij deri te realizimi i këtij skenari. “Së pari, PDK-ja dhe AAK do të arrijnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës. Menjëherë pas këtij hapi, presidentja Jahjaga do të jap dorëheqje, duke i hapur kështu rrugë koalicionit qeverisës që të propozoj kandidatin për president, në këtë rast kryeministrin Thaçi. Pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit, atëherë ai do ta emëroj Ramush Haradinajn për kryeministër, i cili pastaj së bashku me kabinetin e tij do të marrë besimin e deputetëve shumicë në Kuvend”, ka sqaruar burimi.
 

I pyetur se afrimi i kryeministrit Thaçi me zyrtarët e partisë së Ramush Haradinajt, më saktësisht pas një takimi të zhvilluar në Pejë, mes katër zyrtarëve të lartë të PDK-së dhe AAK-së: Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Blerim Shala dhe Daut Haradinaj a nënkupton edhe hyrjen në koalicion të PDK-së me AAK-në, zëvendëskryeministri Kuçi është përgjigjur duke thënë se, “ne nuk jemi në hasmëri me askënd. Kontaktet fizike nuk na e ndërrojnë mendjen. Por, është simbolik e mirë që të shihen njerëzit e pozitës dhe opozitës bashkë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›