Vuçiç: Gjermania dialog me Kosovën, jo njohjen

Nënkryetari i qeverisë serbe, njëheresh dhe Ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga vizita në Gjermani ka thë për gazetën Danas” se Serbia nuk mund të shkojë përpara pa ndihmën e Gjermanisë.
Ai theksoi se bashkëbiseduesit e tij gjermanë ishin “ashpërsisht të vrazhdë” por edhe të sinqertë.Vuçiç tha se bisedat u zhvilluan përgjithësisht në përmbushjen e kushteve për përfitimin e datës së fillimit të negociatave për antarësim të Serbisë në BE.
Sipas tij Serbisë i kërkohet të kryejë procese reformuese,të ndalë korrupsionin dhe të zgjidhë problemet me Kosovën.Vuçiç theksoi se faza më e vështirë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, por se nuk i është kërkuar njohja e Kosovës.
Sipas tij veriu nuk ka qenë temë e bisedimeve.