E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANEB, situata në Fukushima mbetet serioze

Inxhinierët japonezë kanë rilidhur kabllot e energjisë në gjashtë reaktorët bërthamorë të centralit Fukushima.

Megjithatë, ata thonë se duhet bërë ende punë para mbylljes së energjisë, e cila do të mundësonte funksionimin e sistemeve ftohëse të uzinës.

Përfaqësuesi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Endrju Graham, tha se situata vazhdon të mbetet e rrezikshme.

"Në Fukushima Daiçi po vazhdojnë ca përmirësime, por situata e përgjithshme mbetet shumë serioze. Nivele të larta të ndotjes janë regjistruar në lokacionin e centralit", tha Graham.

Autoritetet japoneze konfirmojnë se mbi 8,900 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Rreth 12,600 njerez rezultojnë të zhdukur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›