Saleh nuk largohet nga pushteti, para zgjedhjeve
Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh deklaroi se do të largohet nga posti vetëm pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare në janar të 2012-ës.
Saleh u tha komandantëve të ushtrisë se ekziston mundësia e shpërthimit të luftës civile, nëse ai lë pushtetin.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Uashingtoni është jashtëzakonisht i shqetësuar me situatën e paqëndrueshme në Jemen, ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave të sigurimit dhe protestuesve.
Këta të fundit bëjnë thirrje për largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh pas 32 vjetësh në pushtet. Saleh ka qenë aleat i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër islamistëve radikalë.