E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP: Kërkohet autonomi brenda Kosovës

Rezoluta për Kosovën e Kuvendit të Serbisë, paraqet pos ftesës ër autonomi të serbëve në Kosovë, edhe sinjal të qartë të zbutjes së ndikimit të Beogradit në Kosovë, me shpresën se kjo do t’i ndihmojë në përfarim me BE-në vlerësojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Agjencia serbe e lajmeve Fonet, transmeton vlerësimin e agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press (AP), se ai dokument fton në autonomi të serbëve të Kosovës dhe duhet të shërbejë si bazë për bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në rezolutë Serbia ka përsëritur se kurrë nuk do ta pranojë deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por me një ndërrim të madh të politikës, kërkon autonomi të gjerë të pakicës serbe brenda kufijve të Kosovës, gjë që në mënyrë indirekte është njohje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, konsideron AP.

Agjencia e tjera perëndimore të lajmeve si ajo italiane ANSA dhe franceze AFP përqendrohen kryesisht në fjalët e kryeministrit serb Ivica Daçiq, i cili i ka ftuar deputetët që të votojnë këtë rezolutë, pasi që “sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën pothuajse nuk ekziston” dhe se duhet pranuar realitetin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›