Kthimi s’bëhet me shtëpi e pasiguri

Ende nuk janë kthyer banorët të cilëve u janë ndërtuar shtëpitë në veri të Mitrovicës.
“S’di a ka mundësi me u kthy nëse vazhdohet me këtë pasiguri në vend”, thotë banori Arben Haliti.
Ndërkaq, Ali Kariu për kthimin e të cilëve ishte bërë shumë bujë thotë se integrimin dhe kthimin e bëjnë njerëzit dhe banorët.
Sidoqoftë, shumë prej banorëve nuk u janë ndërtuar shtëpitë. Disa prej tyre në Klan- Kosova kanë thënë se do të ktheheshin në veri por nuk kanë shtëpi./Indeksonline/