E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e institucioneve të Kosovës dakord me rezolutën

Rezoluta e miratuar në Serbi nuk do ta ndërpresë dialogun Kosovë-Serbi ka thënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq.

“Ajo që është e mirë në raport me Platformën e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka të bëjë me mos ndërprerjen e dialogut ndermjet Prishtinës dhe Beogradit, kështu që kryeministrat Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi do ta vazhdojnë dialogun”, ka thënë Miletiq, transmeton tanjug.

Sipas tij, e keqja e Rezolutës është se një dokument i tillë nuk ka marrë mbështetje ndërkombëtare dhe se nuk janë konsultuar seriozisht serbët e Kosovës lidhur me këtë dokument.

Ndërkaq, për deputeten e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq rezoluta e miratuar ka ofruar kompromisin më të madh të mundshëm për “institucionet e përkohshme të Kosovës”.

Trajkoviq i ka thënë tanjugut se me rezolutë i është dhënë edhe kontribut për institucionalizimin legal të serbëve të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›