E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje ekonomike më e vogël se 3.3 për qind

Kriza në eurozonë mund të ketë ndikim edhe në Kosovë . Këtë e kanë pohuar zyrtarë të Bankës Botërore në Kosovë. Sipas parashikimeve të këtij institucioni, rritja pritej të ishte 3.3 për qind.

“Është një parashikim i pasigurtë. 3.3 për qind parashihet por mund të jetë më e vogël”, ka thënë shefi i Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters.

Ndikim të madh në këtë, mund të kenë të ardhurat e emigrantëve.

“Në vendet të cilat mbahen shumë nga remitencat mund të preken lehtë nga kriza për shkak se eurozona është duke kaluar në një situatë të tillë”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›