E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat shqiptaret pine 342 ton cigare

Janar 2011/Ulet zhdoganimi i karburanteve dhe birres rriten kafeja dhe cigaret


TIRAN- Shqiptaret kane pire plot 342 ton cigare gjate muajit te kaluar. Te dhenat me te fundit nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave raportojne per nje rritje te ndjeshme te sasise se cigareve qe jane importuar ne vend gjate muajit te pare te vitit 2011 krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Pergjate janarit 2010 ne Shqiperi kane hyre rreth 204 ton cigare ndersa ne janar 2011 kjo shifer u rrit edhe me 138 ton te tjera. Rritja e importit te cigareve ka ndodhur ne periudhen kur hyne ne fuqi edhe akcizat e reja per duhanin te cilat i shtrenjtuan paketat me te pakten 20 leke. Nje nder arsyet kryesore per rritjen e akcizes se cigareve sipas qeverise ishte parandalimi i duhanpirjes. Duket se vete shifra prej 342 ton cigare te konsumuara pergjate janarit 2011 tregon se rritja e cmimit nuk eshte mase efektive per uljen e numrit te duhanpiresve ne vend.
Bashke me cigaret rritje ka pesuar edhe importi i kafese. Sipas doganave ne janar 2010 ne vend kane hyre rreth 356 ton kafe ndersa pergjate muajit te kaluar sasia e ketij produkti qe ka hyre ne vend llogaritet ne rreth 429 ton.


Per tu theksuar eshte fakti i uljes se importit te karburanteve dhe te birres. Per sa i perket kesaj te fundit doganat theksojne se ulja ka ardhur per shkak te rritjes se prodhimit vendas por ato nuk thone te njejten gje per karburantet cka tregon se kemi te bejme me ulje te konsumit vendas te naftes dhe benzines. Nuk dihet nese kjo ka ardhur per shkak te shtrenjtimit te ketij produkti por te dhenat zyrtare thone se pergjate janarit 2011 ne vend kane hyre rreth 133 ton me pak karburante. Mesohet se gjate janarit 2010 neper dogana kane kaluar rreth 27 611 ton karburante ndersa gjate muajit te kaluar kjo shifer ka zbritur ne 27 478 ton. Me pak karburante te zhdoganuara do te thote me pak para ne buxhetin e shtetit. Vetem per nje liter nafte ose benzine importuesit paguaje 37 leke akcize ndersa bashke me taksat e tjera mendohet qe te ardhurat qe ka buxheti i shtetit nga zhdoganimi i nje litri karburant te shkoje ne rreth 70 leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›