Berisha - Bashes Kujdes Tiranen

Kryeministri u jep detyra ministrave per zgjedhjet e ardhshme elektorale ministrit te Brendshem nje barre shtese
TIRAN - Seshte shuar ende zia per protestuesit e vrare ne 21 janar seshte zgjidhur ende kriza politike po Sali Berisha duket se e ka mendjen tjeterkund. Afrimi i zgjedhjeve lokale te 8 majit ka sjelle dhe urdhrin e kryeministrit Berisha per ministrat e tij qe tu perkushtohen zonave te percaktuara. Aty ku pritet edhe beteja me e ashper per Bashkine e Tiranes kreu i mazhorances nuk heziton te vendose te shumeperfolurin ministrin e Brendshem Lulzim Basha si te ngarkuarin e qeverise per kryeqytetin. Drejtuesi i Ministrise se Brendshme eshte i perfolur gjithnje e me shume ne drejtim te kandidimit te tij si kryetar te Bashkise se Tiranes. Ne kete menyre ministri largohet prej zones se tij elektorale dhe ngarkohet nga qeveria per zonen qe mund te kthehet ne betejen e tij elektorale si perfaqesues i mazhorances.
Ne fjalen e tij kreu i ekzekutivit theksoi se per shkak te zgjedhjeve lokale te dates 8 maj ministrat do te jene ne detyra te caktuara konkrete per cdo rreth e qark do te bashkepunojne me qeverite vendore te cilat natyrisht do te jene te angazhuara edhe ne fushate elektorale. Ai shprehu sigurine se ne fushaten e tyre elektorale turizmi dhe zhvillimi i tij ne qytetet apo komunat e tyre do te jete nje nga pikat kryesore ne axhende. Berisha ua numeroi detyrat nje nga nje ministrave duke theksuar rendesine e kryeqytetit Ministri i Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve do te kete nen mbikeqyrje qytetin e Durresit ministri i Transporteve Kavajen e Lushnjen ministri i Brendshem Tiranen - zoti minister je pergjegjes per Tiranen - ministri i Mbrojtjes qarkun Shkoder-Kukes ministri i Shendetesise qarkun e Elbasanit ministri i Financave qarkun e Korces ministri i Bujqesise Vloren dhe Saranden ministri i Mjedisit qarkun e Lezhes ministri i Drejtesise Krujen ministri i Ekonomise Fierin ministri i Arsimit qarkun Diber ministri i Punes qarkun Gjirokaster ministri i Inovacionit Beratin. Ne kete menyre afrimi i ministrit Basha si perfaqesues i mazhorances per kryeqytetin zhduk gjithnje e me shume dyshimet se ai eshte kandidati i tyre per zgjedhjet e ardhshme vendore.