E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP dërgon ndihma në Shkodër

Avokati i Popullit do të shpërndajë në Shkodër, nesër, ndihma për banorët e izoluar nga dëbora. Bashkë me Igli Totzanin do të jenë të pranish medhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjendja e rënduar e banorëve në këto zona ka thirrur ditë më parë në një tryezë të përbashkët, Avokatin e Popullit me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme që veprojnë në Shqipëri. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte inicimi i një plani ndihme të përbashkët midis zyrës së Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile. Me synimin për ti ndihmuar këta banorë në nevojat e tyre më imediate, u vendos mbledhja e ndihmave ushqimore për tu ardhur në ndihmë banorëve në vështirësi.

Organizata dhe qytetarë të ndryshëm kanë ndihmuar në mbledhjen e këtyre ndihmave, që tashmë do të shpërndahen nëpër rrjete të shoqërisë civile në këto zona për të gjithë personat që janë në nevojë emergjente për ushqim.

Totozani në orën 11:00 do të ketë një takim me Prefekten e Qarkut të Shkodrës, Voltana Ademi, njëkohësisht dhe Kryetarja e Shtabit të Emergjencave. Nga ora 15:00- 16:00 Avokati i Popullit do të vizitojë Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit pranë Bashkisë së Shkodrës, ku do të zhvillojë dhe pritje me qytetarë të ndryshëm. Në mbyllje të vizitës, ora 16:15, Avokati i Popullit, do të vizitojë Spitalin Civil të Qytetit të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›