Topi-Pitela: Të ruhet bashkëpunimi për Ref. Zgjedhore

Topi dhe Pitela diskutuan mbi zhvillimet më të fundit politike në vend, duke vënë në dukje nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit politik për realizimin e reformës zgjedhore, miratimin e Gjykatës Administrative si dhe përmbushjen e të gjitha kritereve integruese të vendit tonë.
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Xhovani Pitela, vlerësoi rolin e Presidentit Topi në përmbushje të detyrës së tij kushtetuese si një Kryetar Shteti mbi palët dhe ruajtjen me maturi të ekuilibrave të nevojshme institucionalë.
Zt. Pitela shprehu gjithashtu besimin se duke përmirësuar klimën dhe bashkëpunimin politik si dhe duke gjetur vullnetin e duhur, edhe Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në Bashkimin Evropian që lidhen me pavarësinë e institucioneve kushtetuese, me reformat e domosdoshme, me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj. /Start/
2012-02-21 11:39