Le Pen: E kam takuar Karaxhiçin kur i fshihej drejtësisë
Ish-lideri i Frontit Nacional, partia e ekstremit të djathtë në Francë, Jean-Marie Le Pen, ka pranuar se ka takuar kriminelin e luftës Radovan Karaxhiç, gjatë kohës kur ky i fundit kërkohej nga drejtësia ndërkombëtare.
Le Pen nuk e ka saktësuar vendin dhe kohën e takimit, por ka shtuar se është takuar edhe me pasuesen e Karaxhiç në krye të serbëve të Bosnjes, Biljana Plavsiç.
I kam takuar të gjithë dhe nuk kam frikë ta them, është shprehur Le Pen.