E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.presidenti i PE-së: Mëkat nëse nuk merrni statusin në 100-vjetorin e pavarësisë

Xhani Pitela, zv.president i parë i Parlamentit Evropian gjatë vizitës në Tiranë është shprehur se do të ishte mëkat nëse Shqipëria nuk merr statusin kandidat në 100-vjetorin e pavarësisë. Pitela ka deklaruar se pritet që secial palë të bëjë punë që i takon, duke shtuar në këtë drejtim se pesha kryesore  bie mbi dikasterin e ministrisë së Jashtme.

Të zgjidhen të gjitha çështjet që janë ende të hapura në mënyrë, që Shqipëria të përfitojë statusin e vendit kandidat të BE-së. Do të ishte një mëkat nëse në 100 vjetorin e pavarësisë, Shqipëria të humbiste këtë eveniment të madh historik, siç është hyrja në BE. Unë pres që gjithsecili të bëjë pjesën e vet; ia kam thënë këto gjëra partisë opozitare, ia kam thëne edhe qeverisë, dhe sot Ministrit, që ka përgjegjësinë më të madhe të punojë në këtë drejtim, tha Pitela në deklaratën për shtyp pas takimit me ministrin e Jashtëm Edmon Haxhinasto.

Nga ana e tij Haxhinasto u shpreh se me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë ka diskutuar me eurodeputetin edhe për mbajtjen e festimeve në Italia pasi vetë Pitela ka lidhje shqiptare në gjenealogjinë e familjes së tij.

Pitela po sot pati edhe një takim me Presidentin Bamir Topi, ku mes tyre u diskutuan realizimi i kushteteve për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›