Solana: Raporti i Mun për Kosovën javën e ardhshme
Nju Jork (start)- Javën e ardhme sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban ki Mun, dot të publikojë raportin për Kosovën. Reuters, e cila citon diplomatë në Nju Jork, thotë se në raport pritet të shtohet edhe pjesa që tashmë ka një marrëveshje të mjaftueshme që misioni EULEX të marrë shumicën e autorizimeve të cilat aktualisht mbahen nga UNMIK-u.
“Shpresoj që raporti i Sekretarit të përgjithshëm të publikohet, sa më shpejt aq më mirë, dhe shpresoj që kjo të ndodh në fillim të javës së ardhshme"-deklaroi shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Javier Solana pas takimit me Ban Ki-Mun në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Solana, ka deklaruar se nëse ndodh kështu atëherë, EULEX-i do të mund të vendoset në Kosovë në fillim të dhjetorit.