GND ripohon mbështetjen për Kosovën
Bruksel (start)-Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND) ka shprehur mbështetjen për Kosovën, duke theksuar respektimin e sovranitetit territorial të shtetit të r. Ky grup ka deklaruar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtarë do të avancojë implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin përmes të cilin sigurohet krijimi i një Kosove shumetnike të bazuar në vlerat demokratike dhe duke respektuar standardet ndërkombëtare.
Kosova ka arritur shumë progres në konsolidimin e shtetësisë së saj dhe GND ka inkurajuar përpjekjet shtesë për të siguruar njohje të mëtejme, si edhe gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar dialogun me të gjithë fqinjët e saj dhe për t’i kontribuar stabilitetit në rajon.
GND ka mbështetur përpjekjet e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith dhe të Zyrës Civile Ndërkombëtare për të përkrahur dhe mbikëqyrur implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin nga autoritetet e Kosovës dhe për t’i ndihmuar ato në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumetnike. GND tha se e mirëpret vendosjen e planifikuar të misionit të EULEX-it në mbarë territorin e Kosovës.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues gjithashtu tha se Qeveria e Kosovës po bën përpjekje të mëdha për të implementuar decentralizimin, dhe i jep përparësi përmirësimit të arsimimit të pakicave. Telegrafi