E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi:Duhet vepruar kundër spekulimeve për Greqinë

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi dhe kryetari i Komisionit Evropian, Barroso, bënë thirrje për veprime të shpejta për të luftuar sulmet e spekulatorëve ndaj Greqisë së rënduar nga borxhet.
Deklarata e presidencës franceze thotë se Sarkozi dhe Barroso kanë rënë dakord mbi "nevojën e fillimit të një aksioni të shpejtë e të vendosur kundër spekulimeve që i drejtohen Greqisë, për të siguruar stabilitetin e eurozonës".
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo beson në negociatat që FMN-ja dhe BE-ja po i zhvillojnë me Greqinë për ta zgjidhur krizën e borxheve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›