E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet ish-drejtori i burgut të Rrogozhinës

Burgu i Rrogozhinës / foto arkiv

Dënohet me 3 vjet burg e 7 milion lekë të vjetra gjobë për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre ish0drejtori i burgut të Rrogozhinës, Pajtim Nurja. Bashkë me të janë dënuar edhe 3 sekserë të tij. Denis Tosku me dy vjet burg dhe 7 milionë lekë gjobë, Fatos Gosa 2 vjet e 5 muaj burg dhe 7 milion lekë gjobë, Naim Maçi një vit burg e 4 milion lekë gjobë. Ndërsa i akuzuari tjetër Ismail Çunami doli i pafajshëm.

Çështja ishte në hetim prej disa kohësh në prokurorinë e Elbasanit dhe pas përfundimit të disa seancave gjyqësore organi i akuzës ka dalë në përfundim se ish-drejtori ka abuzuar me detyrën duke favorizuar të dënuarit në këmbim të përfitimeve. Ky aktivitet kryhej nëpërmjet tre sekserëve që bënin ndërmjetësimin mes familjarëve dhe drejtorit. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›