Bullgaria: Shqipëria meriton statusin kandidat

Zonja Tsacheva shprehu kënaqësinë për të vizituar Shqipërinë në një kohë kur vendi ka shënuar progres me reformat e integrimit ndërsa tha se falë këtyre arritjeve Shqipëria duhet të meritojë statusin kandidat.
Me këtë rast, ajo shprehu mbështetjen e të gjitha institucioneve të larta të Bullgarisë në çdo etapë që Shqipëria do të kalojë në funksion të integrimit europian duke ofruar edhe eksperiencën e tyre mbi këtë proces. Kryetarja e Asamblesë bullgare tha se të dy popujt ndajnë historinë e tyre por si dy vende fqinjë mike kanë objektiv të përbashkët strukturat evropiane.
“Të dy vendet janë anëtare të NATO-s, bëjnë pjesë në nisma të rëndësishme ndërkombëtare, mirëpresim të jemi së bashku edhe në Bashkimin Evropian. Ne besojmë tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë”, tha ajo. Kryeparlamentarja Topalli vuri theksin në përkushtimin dhe përpjekjet e Shqipërisë për të finalizuar të gjitha rekomandimet duke bërë të ditur se në funksion të këtij procesi po punohet intensivisht dhe janë kaluar një sërë ligjesh e kodesh që kërkojnë 3/5 e votave, dhe po punohet për finalizimin e dy reformave të rëndësishme Zgjedhore dhe Parlamentare.
Dy homologet biseduan për projekte të mëdha në interes jo vetëm të të dy vendeve por dhe rajonit në tërësi. Kështu u vlerësua rëndësia e Korridorit 8, si njё projekt me përparësi, për realizimin e infrastrukturës së të cilit, palët duhet të tregojnë një angazhim të përbashkët. “Është e rëndësishme që ne të forcojmë kontaktet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Është koha që të gjitha vendet e rajonit të bëhen pjesë e projekteve të mëdha me impakt nxitës në ekonomitë si në shkëmbimet tregtare, investimet ambicioze në energjetikë, infrastrukturë, turizëm etj”, tha Topalli. /Start/
2012-05-10 14:29