"ARMO", PRIVATIZIM BRENDA 6-MUJORIT TE PARE
Kompania publike e perpunimit te naftes, "Armo", me ecurine e te ardhurave dhe treguesve te rritur ekonomike dhe financiare, qe ka arritur gjate dy viteve te fundit, pritet te siguroje proces privatizimi te suksesshem brenda 6-mujorit te pare te ketij viti. Ne fund te muajit dhjetor 2007, Komiteti i Konsulences dhe Transparences per privatizimin e kompanise "Armo" miratoi raportin e kompanise konsulente "Pattom Boggs", per privatizimin e kesaj kompanie. Sipas raportit dhe duke u mbeshtetur ne ligjin "Per privatizimin e kompanise "Armo" te vitit 2005, 76 per qind e aksioneve shteterore te kompanise do te privatizohet nga investitori strategjik, ndersa do te perfshihen ne proces ish-pronaret e trojeve ku jane ndertuar objektet e kompanise, si dhe do te kete edhe nje pakete per punonjesit e saj. Tashme "Pattom Boggs" ka kaluar ne fazen e vleresimit per investitoret strategjike te "Armos", ku deri tani si te tille jane identifikuar 20 kompani te huaja. Perfaqesuesi i kompanise "Pattom Boggs", David Farber, eshte shprehur se "jemi optimiste per nje privatizim te suksesshem te kompanise "Armo". Kompania amerikane "Pattom Boggs" u perzgjodh nga qeveria shqiptare per te kryer konsulencen e privatizimit te "Armos" ne 25 korrik 2007, ne perfundim te se ciles ka pergatitur privatizimin, por dhe krijimin e nje data-base per kete kompani, e cila do t'u vihet ne dispozicion investitoreve potenciale strategjike te interesuar. Cmimi fillestar i shitjes se "Armos" llogaritet te jete ne vleren e 110 milione euro. Ne objektet qe jane perfshire ne privatizimin strategjik te "Armos" jane dy uzinat e perpunimit te thelle te naftes ne Fier dhe Ballsh, Qendra Shkencore e Kimi-Perpunimit ne Kucove, filiali i eksport-importit ne Vlore, si dhe 11 depozita te naftes dhe karburanteve. Paralelisht me kete proces, drejtuesit e "Armos" sipas nje vendimi te Keshillit te Ministrave hoqen 33 objekte, si asete jostrategjike, kryesisht pika tregtimi me pakice te karburanteve, te cilat hyne ne privatizim. Prej tyre, gjate 6-mujorit te dyte te 2007-es u privatizuan me ankand 10 prej tyre. Arritjet ekonomike dhe financiare te "Armos" ne 9 muajt e pare te 2007-es jane mjaft optimiste dhe garantojne interesim ne rritje nga kompani strategjike per privatizimin e saj. Keshtu, ne 9 muajt e pare te 2007-es, "Armo" realizoi te ardhurat ne vleren e 11.664 milione lekeve, nga 9.853 milione leke te programuara, ndersa shpenzimet u realizuan 101.9 per qind kundrejt programit te zhvillimit per kete periudhe, bejne te ditur burimet e "Armos". Ne treguesit pozitive ekonomiko-financiare kane ndikuar permiresimi ne menaxhimin me efektiv te kompanise, si dhe ndjekja ne menyre te vazhdueshme e konjukturave te cmimeve te tregut te brendshem dhe te jashtem, rritjen e perditshme te kontrollit te shpenzimeve etj. Ne rrugen e menaxhimit me sukses si nje kompani private edhe pse me aksione shteterore, "Armo" ka ndjekur krahas ecurise se cmimeve te tregut, edhe punen per rritjen e cilesise se produkteve, permes rinovimeve te herepashershme teknologjike ne linjat me te degraduara. Prodhimi, perpunimi i naftes dhe shitja e nenprodukteve te naftes jane treguesi kryesor qe ka ndikuar ne rritjen e te ardhurave dhe fitimit per "Armon". Keshtu, ne 9 muajt e pare te 2007-es u perpunuan 359.120 tone, me tejkalim te dukshem te planit dhe ku prodhimi "mall i shitur" ne 9 muajt e pare te vitit u realizua 107.2 per qind etj. Eksportet te cilat zene peshe te rendesishme ne te ardhurat e kompanise, kane ndikuar gjithashtu ne rritjen e te ardhurave, duke zene per periudhen 9-mujore te vitit qe kaloi vleren e rreth 32,3 milione USD. Sipas burimeve zyrtare te "Armos", gjate asaj periudhe u eksportuan sasi nafte verxhine, te bitumit, solarit dhe koksit, ku rendesi te madhe zune marreveshjet me bleresit dhe ku vendosja e cmimit aktual te bursave ndikoi ne shitjen e ketyre produkteve me cmim te favorshem per vete kompanine "Armo". Cmimi i shitjes per naften verxhine ne vitin 2007 u luhat nga 500.58 USD/toni, deri ne 683.75 USD/toni, bitumi nga 250-290 USD/toni etj., duke mbajtur kurben e bursave rajonale. Por dhe cmimet e tregut te brendshem te karburanteve, ku "Armo" ze nje treg ne masen 25 per qind, ndikuan ne te ardhurat e kompanise. Rritja e cmimeve nga operatoret private pergjate vitit 2007 u shoqerua me rritje te moderuar nga kompania, cka ndikoi disi edhe ne amortizimin e rritjes galopante te cmimeve nga grosistet shqiptare. "Armo" ka tregtuar gjate ketij viti gazoil me cmimin deri ne 95.11 leke/litri. Arritjet e "Armos" edhe ne vitin 2006 ishin mjaft te kenaqshme. Te ardhurat u realizuan ne masen 104.5 per qind, fitimi ne rreth 1,9 miliarde leke, kundrejt 385 milione leke te programuara, me nje rritje prej 784 per qindesh. Kundrejt fitimit total per 5 vitet e fundit te marra se bashku (2000-2005), kjo rritje u llogarit ne masen 128 per qind. Ne fund te vitit 2006 per te paren here qe nga krijimi i saj, "Armo" likuidoi plotesisht gjithe detyrimet ndaj shtetit, ne nje vlere prej 2.7 miliarde lekesh. Por kyci kryesor i arritjeve pozitive mbetet ndjekja e konjuktures se cmimeve ne tregjet boterore ne menyre periodike. Keshtu, ndersa ne vitin 2005 cmimi i shitjes per nje ton bitum ishte 157 USD/toni, ne vitin 2006 arriti ne 250 USD/toni, cka siguroi nje fitim prej 350 milione lekesh, ndersa ne vitin 2007 arriti ne 290 USD/toni. Ne kushtet kur tregjet boterore po shfaqin "uri" te madhe per arin e zi, Shqiperia me privatizimin e "Armos" pritet te terheqe investitore te interesuar per kete burim energjetik. Ne Shqiperi, ne nxjerrjen e naftes ne vendin tone kane hyre disa firma te huaja, si "Bankers Petrolium", nje firme greke etj. Por nga ana tjeter, ndertimi i depozitave te medha te naftes ne Porto Romano, si dhe atyre te "Petroliferes" rrisin ndjeshem sasite e naftes, te nevojshme per perpunim sa me prane vendndodhjes se tyre, ndersa dhe uzinat e "Armos" jane te gatshme.
ATSH