E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset e medhenj, te paret me kasa fiskale

Kasat e vjetra elektronike, te cilat kane filluar qe te perdoren ne disa nga lokalet dhe supermarketet e kryeqytetit, do te kontrollohen nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve. Burime prane Drejtorise se Procedurave ne Tatime pohojne se vetem pasi te jete bere certifikimi i tyre, ato do te lejohen qe te perdoren nga subjektet tregtare. Ne kete menyre, kasat e vjetra regjistruese do te jene "te paperdorshme" ne rast se nuk jane kontrolluar nga tatimoret. Pra, e thene ndryshe, kasat e vjetra regjistruese nuk do te nderrohen, por ne to do te vendoset kodi i sigurise, i cili ne cdo moment mbikeqyr xhiron e ketyre subjekteve. Por nga ana tjeter llogariten rreth 70-80 mije biznese, te cilat do te duhet qe brenda vitit 2008 te jene te pajisura me kasen fiskale. Nderkaq, Drejtoria e Pergjithshme Tatimeve ende nuk ka percaktuar firmen nderkombetare, e cila do te marre persiper percaktimin dhe instalimin e kasave, por mesohet se kasat fiskale do te jene te sigurise se larte, ku nuk behet fjale per nderhyrje nga jashte. Pajisja me kasa per te gjitha bizneset ne shkalle vendi do te shmange ne maksimum fshehjen e xhiros se bizneseve, mbi bazen e te cilave behen deklarimet per te ardhurat. Brenda vitit 2008, te gjithe bizneset e vegjel dhe ato te medhenj do te pajisen me kasat fiskale, te cilat bejne te mundur regjistrimin e xhirove te shitjeve. Eshte pikerisht Drejtoria e Tatimeve, e cila ka parashikuar pajisjen me kasa fiskale brenda tremujorit te pare te gjithe bizneset e medhenj. Nderkohe, brenda 6-mujorit te pare te vitit 2008 do te perfundoje pajisja me kasa fiskale per te gjithe bizneset e vegjel. Lidhur me kete, sipas Drejtorise se Procedurave te Tatimeve, behet me dije se vendimi i qeverise ka vendosur per tatimpaguesit e medhenj qe keta te fundit detyrohen ta vendosin kete sistem ne muajt e pare te vitit 2008 dhe me pas, e njejta gje do te jete edhe per tatimpaguesit e biznesit te vogel. Llogariten rreth 70-80 mije biznese, te cilat do te duhet qe te jene te pajisura me kasen fiskale. Pajisja fiskale me kasa per te gjithe bizneset ne shkalle vendi, do te shmange ne maksimum fshehjen e xhiros se bizneseve mbi bazen e te cilave behen deklarimet per te ardhurat. Drejtoria e Pergjithshme Tatimeve ende nuk ka percaktuar firmen nderkombetare, e cila do te marre persiper percaktimin dhe instalimin e kasave, por mesohet se kasat fiskale do te jene te sigurise se larte, ku nuk behet fjale per nderhyrje nga jashte. Ne kasen regjistruese do te deklarohen dhe taksohen ne menyre te sakte te gjithe tatimpaguesit e medhenj dhe ata te vegjel. Po keshtu, sipas tij, do te jene kritere te sigurta dhe mjaft te rrepta, mbi te cilat do te behet autorizimi i shoqerive serioze. Do te jene pikerisht keto te fundit, te cilat do te mbajne pergjegjesi per mosprekjen e kesaj kase regjistruese. Po sipas drejtorit te Procedurave ne DPT, jane dhe nje sere procedurash te tjera, qe te gjitha te shkruara, ne rast se kasa paraqet ndonje defekt. Ne te jane te paraqitura sakte te gjitha menyrat sesi do te behet hapja e kasave ne rast defekti, si dhe cili do te jete autoriteti pergjegjes per te bere hapjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›