E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropoje, punohet per kthimin e energjise

Stuhite e debores dhe shirat e nje nate me pare kane demtuar rrjetin e shperndarjes se energjise elektrike ne rrethin e Tropojes. Burime nga nenprefektura thone se mbi gjashte fshatra dhe Tropoja e Vjeter kane mbetur pa energji elektrike prej 24 oresh. Po ashtu, si pasoje e akujve te shumte, vazhdojne te jene te bllokuara akset rrugore Bajram Curri-Qafe e Malit, duke paralizuar keshtu levizjen me rrethet e tjera. E vetmja mundesi lidhjeje eshte udhetimi me traget permes liqenit te Fierzes. Brigadat e avarive te linjave elektrike po punonin per riparimin e demeve te shkaktuara nga akujt e shumte dhe pretendohet qe brenda dites se sotme zonat e mbetura pa energji elektrike te furnizohen normalisht.
ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›