Agroindustria, strategjia synon privatet
Drejtoria e Agroperpunimit ne Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ka hartuar strategjine kombetare per zhvillimin e agroindustrise. Sipas Enver Ferizajt, kryetar i Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar, strategjia e ministrise percakton hapat sipas sektoreve, me perparesi nxitjen e biznesit privat. Ferizaj, i cituar nga agjencia zyrtare shqiptare e lajmeve, tha gjithashtu se ne ate strategji, perparesia i jepet pasqyrimit te zonave si dhe te te gjithe objekteve te reja te perpunimit. Ky hap ndermerret duke u bazuar ne rezervat natyrore dhe kapacitetet njerezore, gjithashtu me dhenien shtyse te biznesit te huaj per te investuar ne Shqiperi apo dhe te ndikimit te konkurrences ne treg etj. Nderkaq, brenda vitit 2008 besohet se do te kete rritje te investimeve ne industrine agroperpunuese. Ferizaj tha se "sipermarresit e ketij sektori tashme kane rritur kapitalet e tyre dhe po zgjerojne aktivitetin me linja dhe teknologji te reja, vecanerisht ne perpunimin e produkteve bujqesore dhe te frutave, te qumeshtit, te vezeve, pijeve dhe prodhimit te mishit". Bilanci i vitit te kaluar paraqiti nje rritje deri ne 2 per qind te prodhimit agroushqimor ne vend, duke e krahasuar me vitin paraardhes, pra 2006-en. Megjithate, teresia e tregut ne vend nuk shkon me shume se plotesimi i kerkesave (te tregut) ne masen 25 per qind, sepse pjesa tjeter, 75 per qind, jane importe. Ne Shqiperi numerohen zyrtarisht 2900 fabrika dhe linja te perpunimit te kesaj industrie, pjesa derrmuese e se cilave jane ndermarrje te vogla dhe te mesme. Perpunimi i prodhimeve dhe artikujve agroindustriale vjen nga sektori blegtoral, vreshtaria dhe pemetaria. Lenda e pare kryesisht vjen nga importi, gje qe ka ndikuar, sipas ATSH-se, ne rritjen e cmimeve.