E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO hedh në treg eurodizelin, cilësia më e mirë se importi

Kompania ARMO ka hedhur në treg për herë të parë, naftën e cilësisë së mirë ose ndryshe eurodizelin. Drejtuesit e kompanisë shpjegojnë se nafta ka përqindje shumë të vogël squfuri, çka e bën me cilësie më të mirë se ai i importit. 

TIRANE- Tre muaj pas privatizimit, kompania ARMO hedh në treg për herë të parë pas 30 vjetësh naftën e cilësisë së mirë, e njohur ndryshe si eurodizel. Nafta vendase ka një përqindje shumë të vogël squfuri, çka bën që cilësia e saj të jetë shumë më e mirë se eurodizeli i importit.

Rezart Taçi, drejtor i kompanisë ARMO, tha se ”nga analizat që kemi bërë deri më tani rezulton që eurodizeli ka parametra më cilësorë se eurodizeli që importohet nga tregjet ndërkombëtare. Objektivi tjetër i kompanisë ARMO, është që të arrijmë afër zeros përqindjen e squfurit në eurodizelin tonë”- tha Taçi

Drejtuesit e kompanisë ARMO bëjnë të ditur se hedhja në qarkullimin e eurodizelit vendas do të ndikojë në uljen e çmimeve, çka do të jetë me përfitim për konsumatorët.

Ndër të tjera drejtori i kompanisë ARMO tha “ne do të dyfishojmë kapacitetin prodhues të kompanisë ARMO, kjo gjë do të ndikojë edhe në çmimet e eurodizelit që do të prodhojë kjo kompani”

Për të mundësuar prodhimin e eurodizelit, konsorciumi, “Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group”, i cili është edhe pronari i ri i kompanisë ARMO po realizon një investim, që vetëm në dy vitet e parë do të arrijë në 100 milionë euro. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›