E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës për Shpëtim Zizën

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Dibrës për dënimin e Shpëtim Zizës i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 10 vjecarit, Bekim Canga. 20 vjecari Ziza u dënua me burgim të përjetshëm. 

TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Dibrës, dënim me burgim të përjetshëm për 20-vjecarin, Shpëtim Zisa, i akuzuar për përdhunimin dhe më pas vrasjen e 10-vjecarit, Bekim Cenga.
Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e kamerave ndërkohë që mësohet se i pandehuri ishte i pranishëm në sallë së bashku me nënën e tij, Meliza Zisa dhe avokatin mbrojtës.
Avokati mbrojtës pretendoi para trupit gjykues se klienti i tij është i sëmurë mendor, por raporti i mjekësisë ligjore hedh poshtë këto deklarata.
Vrasja e të miturit nga Peshkopia tronditi vendin gati dy vjet më parë, ndërsa autori i krimit menjëherë pas arrestimit i tregoi policisë, se ku kishte fshehur trupin e të miturit. (e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›