Shqipëria në BE, nëse ratifikohet trakati i Lisbonës.
Kancelarja gjermane Anxhela Merkel ka bërë të ditur sot në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Evropës së nëse ratifikohet traktati i Lisbonës, do jetë i sigurt anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Duke iu drejtuar kësaj asambleje Merkel tha se me ratifikimin e traktatit, krijohet mundësia ligjore që BE të zgjerohet edhe me vendet e Ballkanit Perendimor. 'Deri tani kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe këtë do ta bëjmë edhe tutje. Kjo ka të bëjë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe nëpërmjet traktatit të Lisbonës kemi edhe të drejtën ligjore që të pranojmë më shumë se 27 shtetet, që tashmë janë pjesë e BE-së. Deri tani kemi qenë të bllokuar, skemi pasur mundësi ta pranojmë Kroacinë për shkak se deri tani BE-ja ka qenë e ndërtuar në atë formë,që ka qenë e kufizuar për pranim mbi 27 shtete"- ka thënë Merkel. Me ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, BE do të ketë mundësi që të nënshkruajë marrëveshje stabilizim-asociimi, por edhe të pranojë vende të interesuara në Bashkimin Evropian. Normalisht pasi këto vende të kenë arritur standartet e nevojshme për të qenë pjesë e projektit të madh.