Balluku: 1550 punonjës të OSSH në terren për të siguruar furnizimin me energji elektrike

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku informoi pasditen e të shtunës se strukturat janë në terren me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit.
Balluku theksoi se mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike.
“Prioritet janë padyshim objektet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë. Ndërkohë, ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, shkruan Balluku në rrjetet sociale.
Vendi u përfshi sot nga reshje intensive dëbore ndërsa në disa zona raportohet se dëbora ka arritur në 30 ceentimetra duke vështirësuar qarkullimin dhe furnizimin me energji.
/rtsh.al/