ART përfundon aksionin, Vala u fal serbëve numra

Aksioni për mënjanimin e transmetuesve të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë ka përfunduar sot pasdite, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtuesi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Ekrem Hoxha.
Sipas tij, aksioni ka arritur efektin e duhur në ndërprerjen e linjave të telefonive mobile serbe, që veprojnë ilegalisht në Kosovë. Hoxha ka thënë se detaje të tjera rreth aksionit do të jepen të hënën nëpërmes një komunikate.
Një ditë më parë, ART-ja ka bërë të ditur se janë hequr 14 stacione bazë të këtyre transmetuesve, jo vetëm në Prishtinë, por në nivel të Kosovës.
Ekrem Hoxha bëri të ditur se ART-ja do të monitorojë për një periudhë të caktuar situatën në terren. “Do të bëhet monitorim aktiv njëmujor për efektet, eventualisht sinjalin e mbetur dhe fuqinë transmetuese, dhe nëse ka nevojë, do të vazhdohet me aksionin. Ne gjykojmë se është arritur efekti i duhur. Aksioni mbetet i hapur, po qe se paraqitet nevoja, nëse ka rivendosje apo ka sinjal, do të vazhdojë”.
Drejtori i Departamentit për Komunikime në Post-Telekomin e Kosovës, Menduh Abazi, i tha REL-it se shumica e këtyre linjave janë jashtë funksionit. “Në bazë të informatave që ne kemi nga dje dhe sot, linjat e telefonisë mobile të Telekomit të Serbisë nuk janë duke funksionuar si pasojë e aksionit të ART-së”.
Ndërkohë, kryeshefi ekzekutiv i Post-Telekomit të Kosovës, Shyqri Haxha, ka marrë vendim që të shpërndajë numra falas të operatorit Vala në mjediset serbe.
Zëdhënësi Abazi nuk saktësoi sasinë e këtyre numrave. “Do të shpërndahen numra falas nëpër pikat tona shitëse, nëpër enklava, në Graçanicë, në Shtërpcë, në komunën e Vitisë, në Mitrovicë, me qëllim që të mundësohet komunikimi sa më efikas dhe sa më i mirë i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të mos ketë probleme me komunikim”, tha ai.