Stavileci synon rritjen e buxhetit

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, si hap të parë i tij në detyrën e re synon të rrisë buxhetin e ministrisë, nëpërmjet rishikimit të politikave fiskale kreditore.
Në një intervistë për Kosovapress, Stavileci ka folur rreth hapave që do të ndërmarrë ai për përmirësimin e kushteve të punës së bujqve, si dhe mundësitë e dialogimit me ta, me qëllim të arritjes së ndonjë marrëveshjeje.
Federata e Sindikalistëve Bujqësorë të Kosovës, javë më parë, ka protestuar në Prishtinë dhe ka parashtruar 16 kërkesa të bujqve. Në rast të mospërmbushjes, kjo sindikatë ka paralajmëruar vazhdimin e protestave.
Ministri Stavileci thotë se ministria që ai drejton ka filluar dialogun me bujqit, me qëllim të arritjes së ndonjë marrëveshjeje.
Duke folur rreth kërkesës për themelimin e një instituti shtetëror kombëtar, i cili do të bëjë analizat e tokave bujqësore, ministri Stavileci thekson se aktualisht janë në fazën e analizave adekuate për sektorët të cilët i mbulon ministria, në të bazë të të cilës do të definohen objektivat dhe si hap i parë i tyre do të jetë rritja e buxhetit nëpërmjet rishikimit të disa politikave fiskale kreditore.
Prodhuesit vendorë shpesh herë janë ankuar për konkurrencë jo të drejtë nga prodhuesit e huaj, dhe sipas tyre kjo ministri asnjëherë nuk ka marrë masa konkrete me qëllim të parandalimit të tyre. Ministri Stavileci thekson se lidhur me këtë çështje do të shohin se cila është rruga më e mirë, më e arsyeshme, dhe pastaj të ndërmarrin hapat e duhur.