HANI DERRA, PINI DERRA
Nga Arben Duka
Sdi pse më erdhi në mendje,
Hani derra-pini derra!
Se tani jini në gjendje,
E të tjera e të tjera!
Del prej zemrës sa i shoh,
Hani derra – pini derra,
Se unë derrat mirë i njoh,
E të tjera e të tjera!
I pari e tha Saliu,
Hani derra- pini derra,
Po u bë dhe vetë zog thiu,
E të tjera e të tjera!
Gjëmonte me zë ezberi,
Hani derra – pini derra,
Po u bë vetë kryederri,
E të tjera e të tjera!
Në krye ishte Fatosi,
Hani derra – pini derra,
Më keq Sala e gjizosi,
E të tjera e të tjera!
Ulëriste ditë e natë,
Hani derra – pini derra,
Derrat tash janë demokratë,
E të tjera e të tjera!
Ulëriste dhe në gjumë,
Hani derra – pini derra,
Tani derra ka më shumë,
E të tjera e të tjera!
U thosh socialistëve bosa,
Hani derra – pini derra,
Po tani ka dhe shumë dosa,
E të tjera e të tjera!
Humor më i mirë nuk gjendet,
Hani derra- pini derra,
Po derrat ndërruan vendet,
E të tjera e të tjera!
Sa dolën në opozitë,
Hani derra – pini derra,
Një kope tjetër u ngrit,
E të tjera e të tjera!
E harroi burri goditur,
Hani derra – pini derra,
Vetë është hungëritur,
E të tjera e të tjera!
E kopjova prej Saliut,
Hani derra – pini derra,
Na mbetën derrat në krye,
E të tjera e të tjera!
O Sali më le pa mend,
Hani derra – pini derra,
Thuaje për veten tënde,
E të tjera e të tjera!