ASK: Rriten çmimet e produkteve të importit

Çmimet e produkteve të importit kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet u ngritën për 0.3 %.
Faktorët ndikues të rritjes së çmimeve janë: këpucët, produktet bimore, vajrat ushqyese, mjetet e transportit etj. Krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, çmimet janë rritur për 2.0 %, transmeton KTV./Indeksonline/