E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje e djeg marrëveshjen

Afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës aktivistët e Lëvezjes Vetëvendosje kanë djegur shkronjat që përbëjnë tog fjalëshin ‘Marrëveshja me Serbinë”.

Ndërkaq, ata kanë thirrur "Marrëveshja nuk kalon".

I njëjti aksion është mbajtur edhe në 26 qytete të tjera të Kosovës nga aktivistë të VV-së. 

Fushë- Kosovë



Ky aksion vjen si vazhdimësi e kundërshtimit të VV-së ndaj marrëveshjes së 19 prillit dhe procesit të negociatave në tërësi.

“Kemi organizuar një aksion simbolik për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së arritur. Marrëveshja legalizon strukturat ilegale të Beogradit ju ofron amnisti dhe dorasit që organizuan krime dhe spastrimin e etnik të Kosovës tashmë do të ecin të lirë dhe kjo marrëveshje shkel sovranitetin e Kosovës. Qeveritarët e shitur po i tremben edhe më shumë këtyre protestave dhe ne në mënyrë simbolike sot jemi mbledhur për të bërë thirrje që të dalim edhe më shumë në protestat e 20 qershorit për të kundërshtuar këtë marrëveshje”, ka thënë kryetari i Qendrës së Prishtinës së VV-së Berat Lahu.
 

 Vushtri

/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›