ATA, bashkëpunimi me USAID për turizmin, i suksesshëm
Shoqata Shqiptare e Turizmit ndan çmimet e nderit për 20 ndërmarrjet turistike më të mira në vend, të cilat kanë plotësuar të 37 standardet e vendosura në fushën e Kritereve Globale për Mbështetjen e Turizmit. Programi Rritje i USAID, i Ministrisë së Turizmit, dhe ATA (shoqata shqiptare e turizmit) kanë lancuar një program për të mbështetur sektorin turistik në Shqipëri. Përmes iniciativës në fjalë, të emërtuar Authentic Albania, do t’i jepet ndihmë dhe mbështetje ndërmarrjeve të këtij sektori, përmes arritjes së standardeve të cilësisë në strukturën e hotelerisë dhe krijimin e mundësive për ndërmarrjet që operojnë në këtë sektor. Programi parashikon krijimin e sistemit të parë të renditjes të strukturave pritëse, dhe lëshimin e Markës së Cilësisë. Me këtë rast, drejtori i projektit, Joseph C. Ëilliams, Drejtori i Misionit të USAID, Suzana Turku nga Ministria e Turizmit, Enver Mehmeti, Presidenti i ATA shpërndanë çmimet për 20 ndërmarrje. Çmimet u shpërndanë në bazë të kritereve të vendosura nga projekti, në drejtim të kapaciteteve për t’iu përgjigjur kërkesave të turistëve, mes tyre, profesionaliteti, siguria, pastërtia, komforti. Gjykimet u dhanë nga një grup vëzhguesish, formuar nga ekspert ndërkombëtar. Marka Authentic Albania ka një gjatësi prej dy vjetësh, në fund të të cilëve është e nevojshme t’i nënshtrohen një provimi tjetër.