Apeli i Fullanit Sekuestroni kolateralin e kredive te keqija
TIRAN- Sekuestrimi e pasurive te lena peng gjate marrjes se kredive ne rastet kur keto nuk kthehen eshte kryefjala e diskutimit ne rastet kur kemi te bejme me kredite e keqija dhe marredheniet e bankave me kredimarresit problematike. Madje kredite e keqija cilesohen edhe si shkaktare te rritjes se kostove te kredive edhe per kredimarresit e rregullt si dhe komisioneve te transaksioneve bankare.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani paralajmeroi dje sistemin bankar vendas per rrezikun qe i kanoset ekonomise vendase nese nuk ekzekutohet kolaterali i kredive te humbura. Ekzistojne mundesi per sistemin bankar dhe financiar si per sa i perket regjistrimit te kolateralit baze eshte ligji per token si dhe ekzekutimi i kolateralit i cili eshte bere nje problem madhor dhe kerkon nderhyrje te rendesishme strukturore. Nese bankat nuk zbatojne ekzekutimin e kolateralit merr fund aktiviteti kreditues i tyre- theksoi dje gjate raportimit ne mbledhjen e Komisionit te Ekonomise Guvernatori Ardian Fullani.
Sekuestrimi
Pjesa me e madhe e kredive te leshuara nga sistemi bankar ne vend jane te mbuluara me kolateral me ane te te cilit eshte siguruar kthimi i saj edhe nese kredimarresi nuk ka mundesi pagese. Rimarrja mbrapsht e parave nga ana e bankave nepermjet ekzekutimit te kolateralit kalon neper nje mori procedurash te cilat fillojne nga dyert e gjykatave deri tek ekzekutimi i vendimit nga zyra e permbarimit.
Per te perforcuar mesazhin e tij ne kete drejtim Fullani theksoi se cdokush duhet te jete i qarte se nese kredia nuk kthehet atehere banka merr veprime mbi kolateralin e lene peng. Bankat investitoret dhe tregu duhet te jene te qarte qe kur ti vepron dhe le dicka peng per te marre kredi ne banke ai ekzekutohet ne kushtet e mosrealizimit te huadhenies - vijoi ai.
Perpos rritjes se kostos se kredise mosekzekutimi i kolateralit sipas Fullanit eshte shkaktar direkt edhe i transaksioneve nga ana e bankave. Me pak fjale mosekzekutimi i kolateralit nga ana e permbaruesve prek jo vetem te ardhurat e bankave por edhe xhepat e qytetareve.
Mesazhi i djeshem i Guvernatorit ishte teper i drejtperdrejte ne nje kohe kur perfaqesuesit ligjore te bankave po frekuentojne cdo dite e me teper dyert e gjykatave per te kerkuar leshimin e vendimit per ekzekutimin e kolateralit. Kerkesat e tilla kane te bejne me urdherimin e zyres se permbarimit per sekuestrimin ne llogari te bankes se pasurise qe kreditori ka lene peng per te marre parate.
Kredite
Sekuestrimi i pasurise behet gjithnje edhe me i domosdoshem per bankat ne kushtet kur rritet numri i kredive me probleme. Te dhenat zyrtare nga Banka e Shqiperise konfirmojne nje rritje te metejshme te kredive te keqija edhe gjate tre mujorit te pare te ketij viti. Mesohet se deri ne fund te muajit mars bankat kane cilesuar te humbura plot 22.7 miliarde leke.
Keto jane kredi te leshuara kryesisht gjate viteve 2005-2007. Shqetesues eshte fakti se ritmi i kredive te keqija eshte ne rritje. Sasia e parave te dhena ne forme kredie qe bankat i kane konsideruar te humbura perllogaritet te jete 1.5 miliarde leke me e madhe se ajo e muajit shkurt.
U rrit norma interesit ulen kredite ne leke
Rritja e normes se interesit per lekun pak muaj me pare pritet te jape ndikimet e para ne ekonomi. Kredite ne leke jane te parat qe do te preken nga shtrenjtimi i monedhes vendase duke bere qe bizneset dhe individet dhe bizneset te perballen me keste me te shtrenjta gjate tre mujorit te dyte krahasuar me tre mujorin e pare te ketij viti. Ekspertet e bankave presin nje ulje te kerkeses per kredi nga bizneset dhe individet gjate kesaj periudhe edhe pse bankat kane lehtesuar kriteret e leshimi te huave. Por ndryshe nga me pare tashme jane normat e larta te interesit kryesisht te huave ne leke ato qe pengojne bizneset dhe individet te marrin kredi ne kete monedhe.
Pritshmerite e eksperteve te bankave tregtare qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone jane pasqyruar ne raportin e Bankes se Shqiperise mbi Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues per tre mujorin e dyte te ketij viti. Ekspertet e bankave presin nje frenim te aktivitetit kreditues ne leke dhe ne valute per tremujorin e dyte te vitit 2011. Balancat perkatese edhe pse ende ne nivel pozitiv shenuan renie respektivisht me rreth 23.3 dhe 15.3 pike perqindje krahasuar me tremujorin e meparshem.
Ekspertet e bankave sinjalizojne per rritje te normave te interesit te aplikuara mbi kredite qe do te akordohen ne tremujorin e dyte te vitit 2011 kryesisht per kredite e dhena ne leke. Disa nga faktoret qe kane ndikuar ne kete rezultat jane ndryshimet ne normat e references dhe politika monetare e aplikuar nga Banka e Shqiperise- citohet ne raport. Dy muaj me pare Keshilli i Mbikeqyrjes se BSH-se vendosi te rrise me 0.25 per qind normen baze te interesit duke shtrenjtuar lekun me qellim stabilizimin e cmimeve te mallrave te konsumit te cilat kryesisht vijne nga importi.
Nga raporti mesohet se pjesa me madhe e kredive nga bizneset merren per kapital qarkullues nderkohe qe individet jane te prirur kryesisht ndaj kredive per strehim dhe atyre konsumatore. Bizneset dhe individet do te vijojne te jete i prirur ndaj kredive ne valute kjo per shkak te te ardhurave dhe shpenzimeve qe i kane ne monedhe te huaj kryesisht ne euro. Kjo eshte nje tjeter tregues i faktit se perdorimi i euros por zgjerohet edhe me tej ne sektoret e ekonomise se vendit.