ATA mban Asamblene e Pergjithshme ne Tirane

Shoqata e Traktatit te Atlantikut ATA si nje organizate nderkombetare me pjesemarrjen e 40 vendeve qe jane anetare ose partnere te NATO-s per here te pare mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme po e zhvillon ne Tirane. Zyrtare dhe eksperte nga keto vende kane ne fokus ceshtje te politikes globale te sigurise si e ardhmja e koalicionit nderkombetar ne Afganistan dialogu strategjik midis NATO-s dhe BE-se shoqeria moderne dhe kercenimet kibernetike perspektiva e Aleances Atlantike etj.
Presidenti i Keshillit te Atlantikut te Shqiperise dr. Arian Starova shikon si nje pjeset interesante te axhendes se Asamblese diskutimin per partnershipin ne Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Kjo eshte nje teme e aktualitetit por dhe e perspektives thote dr. Starova per DW.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Arian Starova Presidenti i Keshillit te Atlantikut te Shqiperise.
Ne fund te fundit ajo qe ben NATO eshte vertet per paqen e stabilitetit dhe keto i ben ne emer te disa vlerave per te cilat njerezimi ka punuar per shekuj vlera qe ne i quajme atlantike qe ne thelb kane lirine e demokracine. Ajo qe ka ndodhur ne vendet arabe e qe eshte ne vijim ne vendet e Lindjes se Mesme besoj qe krijon terren ne dy aspekte se pari krijon mundesine qe keto vlera te institucionalizohen dhe se dyti japin nje tregues per mbare boten se popujt jane njelloj te tere e duan lirine. Ne diskutime te tilla lindin dhe ide qe pasurojne dialogun qe NATO vazhdimisht ben brenda saj me ekspertet vendimmarresit etj.
Presidenti i Shoqates se Traktatit te Atlantikut njekohesisht nenkryetar i Komitetit te Mbrojtjes ne Parlamentin Gjerman Dr. Karl Lamers vlereson si mjaft pozitive kontributin e anetarit me te ri te NATO-s Shqiperise ne me shume stabilitet ne mbare boten. Ai permend per Deutsche Welle-n faktin se aktualisht me shume se 300 ushtarake shqiptare jane te angazhuar ne Afganistan.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dr. Karl A. Lamers Presidenti i Shoqates se Traktatit te Atlantikut.
Ka dhe nje kontribut te madh per stabilitetin ne Kosove gjithashtu ne misionin ne Bosnje Hercegovine apo dhe angazhime te tjera ne kuader te strukturave te NATO-s. shte e domosdoshme qe te percjellim mesazhe te qarta tek shoqeria civile ne mbeshtetje te politikes dhe operacioneve te NATO-s jo vetem ne nje dimension ushtarak por dhe si nje qasje gjitheperfshirese zhvillimore.
Dr. Karl Lamers u shpreh dhe per zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi duke i lidhur ato me procesin e integrimit te vendit ne BE.
Tani mendoj se eshte koha per te bere hapa per tu afruar realisht ne BE-ne. Ne menyre te vecante tani pas hapjes se dialogut te ri ne parlament. Me qendrimet dhe levizjet e fundit ngerci politik mund dhe duhet te kapercehet dhe ti hapet rruga vazhdimit te reformave thelbesore qe jane shume te rendesishme per prosperitetin e ketij vendi qe eshte anetar i NATO-s. Por e perseris qe tashme duhet te veprohet ne menyre konkrete per tu afruar me afer BE-se.
Presidenti i Shoqates se Traktatit te Atlantikut njekohesisht nenkryetar i Komitetit te Mbrojtjes ne Parlamentin Gjerman Dr. Karl Lamers duke komentuar faktin qe kryesine e Kartes se Adriatikut e ka Shqiperia nga qershori deri ne fund te dhjetorit te ketij viti tha per Deutsche Wellen-n se edhe periudha qe ka mbetur do te jete nje bashkepunim me intensiv e konkret me ATA-n per sensibilizimin e shoqerise civile ne vendet e rajonit ne mbeshtetje te konsolidimit te vlerave te sigurise se perbashket.
Autor Arben Muka/ Tirane
Redaktoi E. Xhani