Paralajmerim prej digave te medha

Kerkesa ne rritje per energji dhe furnizimi i pasigurt i bujqesise me uje ka bere qe ne mbare boten te ngrihen diga. Sipas Komisionit Nderkombetar per Digat e medha ICOLD me seli ne Paris tani ne bote ka me shume se 45.000 projekte per ndertim digash neper lumenj gati gjysma e tyre ne Kine.
Diga e tri grykave eshte shembulli me i qarte per projektet e medha kineze per ndertimin e digave. Ajo u ndertua pas nje pune 17 vjecare. Argumenti kryesor per ndertimin e kesaj dige ishin permbytjet e shekullit me mijera viktimat qe shkaktonte rregullisht lumi Jangce. Asokohe thuhej se furnizimin me energji elektrike vinte ne vend te dyte. Por sot shihet se maksimizimi i mundesive per prodhimin e energjise eshte prioritar ne krahasim me mbrojtjen nga permbytjet. Hidrocentrali qe lidhet me kete dige ka nje kapacitet prej 18.200 Megawatt. Fuqia e ujit prodhon cdo vit aq energji elektrike sa rreth 9 centrale berthamore se bashku dhe kursen rreth 160 milione tone qymyr ne vit pra edhe emisionet perkatese te CO2. Liqeni i hidrocentralit shtrihet ne mbi 600 kilometra.
Probleme te paparashikuara
Por nder anet negative te bilancit bejne pjese rreth 1.3 deri 2 milione vete qe jane zhvendosur nga shtepite e tyre per te ndertuar liqenin artificial. Te kercenuar nga humbja e mjedisit te tyre natyror jane me shume se 2500 specie bimore dhe 330 lloje peshqish plus 22 lloje qe jane tashme ne Listen e Kuqe. Demi mjedisor nuk dihet se deri ku mund te shkoje. Kjo do te behet e qarte ne rrjedhen e viteve. Sot per sot askush nuk e di nese sedimentet e lumit qe dikur permbytnin fushat nuk do te mungojne sepse ato sherbenin edhe si pleh natyror. Po ashtu probleme do te kete edhe me vetepastrimin e ujit te lumit qe behej per shkak te niveleve te ndryshme te ujit.
Bildunterschrift
Nje problem tjeter qe nuk u mor ne konsiderate jane plehrat te cilat perbejne nje tjeter problem per digen. Rreth 150 milione njerez i hedhin nje pjesete madhe te mbeturinave ne lume sepse nuk kane alternativa tjeter. Po ashtu edhe fabrikat e sapokrijuara i derdhin nje pjese te mbeturinave toksike ne lume. Qeveria kineze ka pranuar tani qe planifikuesit dhe konstruktoret nuk kane marre sa duhet parasysh problemet qe i shkaktohen mjedisit dhe ekonomise.
Probleme te ngjashme ka edhe ne Egjipt me digen e Asuanit. Per kete euforia e dikurshme per digat e medha qe lidhej me prodhimin e paster te energjse dhe me sigurimin e rezervave ujore eshte flashkur. Ne shume vende banoret protestojne kunder projektesh te tilla dhe nje sere qeverishkane hequr dore prej planeve te tyre per ndertimin e digave gjigante.
Autor Helle Jeppesen / Pandeli Pani
Redaktoi E. Xhani